Transmetuar më 16-05-2013, 21:17

Është vërtetuar tashmë se Facebook, rrjeti popullor social, e bën akoma edhe më të dhimbshëm përfundimin e një marrëdhënieje dashurie. Pohuar konkretisht nga një studim i fundit i Universitetit të Kalifornisë, SHBA, kjo teori duket se kërkon t’u tregojë gjithë “zemërthyerve” të mos e frekuentojnë Facebook-un si më parë, në rast ndarje nga partneri i tyre.

Sipas tij, të publikosh emocionet e tua, por në të njëjtën kohë edhe të lexosh komentet e ish-it tënd në Facebook, është një veprim që i thekson edhe më shumë ndjenjat negative të shkaktuara nga ndarja e dashurisë.

Por ajo çfarë të bën të vuash më tepër, është fakti se përmes rrjeteve sociale ne mësojmë se çfarë bën ish-partneri apo se mund të kontrollojmë çdo lëvizje të tij.

Duke vuajtur më pas, pikërisht nga vëmendja e munguar e tij ndaj nesh.

Në këtë kuptim, studimi vlerëson, se në momentin që jeni ndarë me dikë, paraqitet me vend që të përpiqeni t’i fshini edhe kujtimet tuaja dixhitale, të tilla si ato që gjenden në Facebook. Duke e mbyllur kësisoj edhe atë dritare që ka mbetur e hapur, nga një histori tashmë e mbyllur… e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit