Transmetuar më 16-05-2013, 20:58

Nëse konsumoni ushqim të shpejtë, me konsumimin e rregullt të çajit mund t’a parandaloni grumbullimin e kileve të tepërta.

Studiuesit kanë zbuluar se nëse konsumoni çaj, e zvogëloni mundësinë e ndikimit të përbërësve të dëmshëm në gjak, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë në lidhje me yndyrën e ushqimit që mund të shkaktojë diabetin, tipi 2. Eksperimentet në minj tregojnë edhe shumë dobi të tjera prej ndikimit të çajit.

Gjatë studimeve, minjve u kishin shërbyer ushqim të pasur me shumë yndyrë dhe disa të tjerëve u kishin shërbyer ushqim normal. Secilën prej këtyre dy grupeve e kishin ndarë në grupe dhe u kishin shërbyer ujë, çaj të zi, apo çaj jeshil për 14 javë rresht. Të dyja llojet e çajit e kishin zvogëluar peshën tel minjtë dhe e kishin hequr dhjamin në bark si pasoje e ushqimit të pasur me shumë yndyrë.

Çaji i zi është efikas në luftën kundër përbërësve të dëmshëm në gjak. Kjo ndikon në nivelin e lartë të kolesterolit, nivelin e lartë të glukozës dhe rezistencës në insulinë, që janë shenja të diabetit, tipi 2, atëherë kur trupi në mënyrë efikase nuk e përdor insulinën, të cilën e prodhon. Problem kyç të njerëzit me mbipeshë është se te shumica prej tyre shfaqet rezistenca ndaj insulinës.

Edhe pse ky zbulim do të duhet të vërtetohet edhe te njerëzit, është treguar si shumë me rëndësi. Tashme është vërtetuar se çaji e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe sëmundjes se Parkinsonit.

Disa hulumtime po ashtu theksojnë se konsumimi i çajit për 10 vjet e më tepër shton dendësinë e eshtrave.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit