Transmetuar më 16-05-2013, 20:27

Ministrja e Çështjeve Evropiane e Suedisë, Birgitta Ohlson, në takim në Stokholm me zëvendësministrin e Jashtëm të Kosoves, Petrit Selimi uroi për suksesin e madh në proceset e integrimeve euro-atlantike në muajt e fundit dhe premtoi ndihmën suedeze në arritjen e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Ohlson po ashtu deklaroi se, përkundër klimës momentale në shumë pjesë të Evropës kundër zgjerimit, Suedia mbetet besnike e procesit të zgjerimit dhe e sheh Kosovën si kandidate të ardhshme për anëtarësi të plotë në BE, citon Noa.al njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Nilsson, e cila ka shërbyer si diplomate në Kosovë gjatë kohës së vendosjes së pavarësisë së vendit premtoi ndihmë dhe angazhim konkret në fushat me interes të përbashkët.

Selimi deklaroi gatishmërinë e Kosovës për t’i marrë obligimet e dala nga marrëveshja, përfshirë krijimin e kornizave demokratike në veri përmes zgjedhjeve dhe integrimin e popullatës në sistemin kosovar të qeverisjes.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit