

Rikja vazhdon të merret me pastrimin e kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, duke pastruar dyshemenë. Pas pak aty shkon Iliri, i cili fillon të gërricet me të, duke i kërkuar që t’ia lajë këmbët pasi të mbarojë me dyshemenë. Kështu, të dy shkëmbejnë batuta mes nëjri-tjetrit duke u ngacmuar e duke hedhur kunja.
Ndërsa Elona dhe Vigani ulen në kolltukun që ndodhet në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të mësojnë tekstin dhe muzikën e këngës “Big Brother 6”, të cilën e kanë krijuar të gjithë së bashku dhe ua kanë dedikuar të gjithëve dhe qëndrimit të tyre në Big Brother 6.
Ndërsa Anaidi dhe Eldora vazhdojnë ende të merren me pastrimin ambienteve të banjës, duke i ndarë punët me nëjri-tjetrin. Ndërsa pastrojnë, përfitojnë nga qëndrimi vetëm për të biseduar me nëjri-tjetrin. “Më ka habitur fare sot kjo mua”, shprehet Eldora për Elonën. Ndërsa Anaidi mendon e ajo ka fituar shumë siguri në vetvete se mund ta fitojë Big Brother-in dhe kjo gjë e bën që të tregohet e vendosur dhe moskokëçarëse. “Rregullin dhe pastërtinë e ke detyrim. Si mund të ulesh aty kur ka papastërti”, shprehet Eldora, e cila mendon se këtë vërejtje e ka edhe në aspekte të tjera për Elonën. “Nuk është se ka bërë ndonjëherë naze deri më tani”, shprehet Eldora, e cila shpreh pakënaqësi për të. Ajo mendon se nuk mund të tregosh vlera vetëm duke hapur diskutime e vetëm krijuar debate, por janë edhe këto detaje të cilat njerëzit i shohin. Ndërsa Anaidit i bën përshtypje se si vajzave dhe konkretisht Elonës nuk i ka bërë përshtypje parregullsia në shtëpi. “Ajo kritikonte Joanën, po tani çfarë po bën?”, thotë Eldora për Elonën. “Të njëjtën gjë është duke bërë”, vazhdon mendimin e saj Anaidi. Ai mendon se Elona mbase kërkon të tregojë kokëfortësi ose nuk i bën përshtypje papastërtia. “Nuk besoj të mos i bëjë përshtypje se kur jeton vetëm i bën të gjitha”, shprehet Eldora, e cila vazhdon të thotë se është e çuditur prej reagimeve të Elonës gjatë ditëve të fundit. Anaidi më vonë e lë Eldorën duke pastruar dhe shkon në dhomën e ndenjes për të filluar një diskutim me ta.
Anaidi pasi diskuton me Eldorën dhe merr forcë nga ajo lidhur me reagimin ndaj Elonës, shkon në dhomën e ndenjes dhe teksa shikon Ilirin, Elonën dhe Viganin të cilët janë duke ndenjur në kolltuk, fillon një diskutim me ta për sa i përket papastërtisë në shtëpi. Ai u kërkon banorëve që të çohen e të fillojnë të merren me pastrimin e dhomave, por banorët e fillojnë diskutimin me shaka e i thonë se nuk akne dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë. Atëherë Anaidi ngre zërin e u tregon se aty bashkëjetojnë të gjithë dhe e kanë për detyrim që të kontribuojnë të gjithë në pastrim. Elona në falim qëndron në heshtje, ndërsa Iliri i tregon se e ka shprehur që në fillim që nuk kërkon të merret me pastrimin, por i vë në dukje Anaidit se as ai nuk pastron e veç kësaj ka marrë pjesë në lojëra të ndryshme që janë bërë mes tyre duke bërë pis shtëpinë dhe nuk ka marr mundimin ta pastrojë e madje nuk është shqetësuar aspak. Pas tij ndërhyn edhe Elona, e cila i kujton se është marrë shpesh me pastrimin shtëpisë, sipas radhës së pastrimit që kanë organizuar, por i kujton se nuk ka shkuar t’i ngrejë zërin Anaidit e të tregojë se ka qenë duke pastruar, gjë që Anaidi është duke bërë në këto momente. “Ti nuk je marr asnjëherë me pastrimin, sot që e bëre po ngre zërin, ndërsa unë e kam bërë gjithmonë”, i thotë ajo. Ndërsa Anaidi vazhdon të flasë pa e dëgjuar, duke thënë se pastërtia luan një rol shumë të rëndësishëm, dhe se ata nuk duhet të mendojnë vetëm për diskutimet e debatet mes tyre. “Mos më bëni si të pastër e të disiplinuar se jeni deri në fyt”, i thotë Anaidi, ndërsa Elona i kujton se ajo është marrë gjithmonë me pastrimin e banjës, ndërsa ai sot po e bën për herë të parë. “Unë kam larë rrobat tuaja”, tregon Anaidi duke e pasur fjalën për javën që ka qenë në dënim me Marselinin. “E pashë shumë mirë se si i lave”, ia kthen Iliri. Ndërsa Elona i bën të qartë se atë pastrim e ka bërë vetëm ngaqë ka qenë në dënim. “Ju jeni zhulsa të dy”, i thotë ai teksa ikën, ndërsa banorët vazhdojnë të komentojnë debatin me nëjri-tjetrin.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





