Transmetuar më 16-05-2013, 22:15

Anaidi shkon në dhomën e ndenjes dhe shikon që Vigani vazhdon të qëndrojë ende aty duke mësuar këngën “Big Brother 6”. Anaidi shkon dhe i kërkon Viganit që të shkojë të flejë në dhomën e gjumit, ndërkohë që plani i tij është loja që ka thurur bashkë me Ilirin.

Vigani i premton që do të shkojë pas disa minutash, ndërkohë që Anaidi shkon dhe thur sërish plan me Ilirin, për mënyrën se si do ta organizojnë lojën për Viganin. Ata vendosin që Iliri të futët poshtë krevatit dhe në momentin që Anaidi do t’i bëjë shenjë se Vigani po vjen, ai të fillojë të tundë krevatin, në mënyrë që Vigani të mendojë se është duke u përsëritur tërmeti që ka rënë gjatë ditës së djeshme.

Anaidi e merr mënjanë Viganin dhe mundohet ta futë në kurth për lojën, duke i thënë se gjoja Iliri ka folur keq për të, në mënyrë që të përfitojë kohë që edhe Iliri të fshihet. Ai i tregon se Iliri ishte duke pëshpëritur për këtë arsye pak minuta më parë dhe Vëllai i Madh e ka thërritur në dhomën e rrëfimit, në mënyrë që ta justifikojë mungesën e Ilirit në dhomë.

Ndërkohë, këtë bisedë e vazhdon edhe me Riken, në mënyrë që Vigani ta besojë si të vërtetë. Banorët e tjerë ndodhen të gjithë në dhomë, duke pritur Viganin dhe ecurinë e lojës, ndërsa Iliri vazhdon të qëndrojë i futur në krevat.

Më vonë Anaidi u jep nga një ëmbëlsirë banorëve, e ndërkohë u flet me zë të ulët, duke i treguar se si të reagojë në momentin që Iliri do të bëjë lojën për Viganin. Pas pak minutash, Iliri tund krevatin, ndërkohë që të gjithë banorët dalin me vrap nga dhoma, ndërsa Vigani vazhdon të qëndrojë i qetë, ndërsa e kupton se bëhet fjalë për një lojë. Banorët qeshin, ndërsa komentojnë dështimin e lojës.

Pas dështimit të planit për të trembur Viganin, banorët e komentojnë për disa minuta duke qeshur me njeri-tjetrin, ndërsa më vonë, vendosin të flenë gjumë. Të vetmit që nuk flenë, por vendosin të dalin në kopsht janë Anaidi dhe Iliri, të cilët pasi qeshin me njeri-tjetrin për mënyrën se si i dështoi plani për Viganin, mendojnë të organizojnë një tjetër lojë, por këtë herë për të gjithë banorët, të cilët do të bien kurth të lojës së tyre sapo ët zgjohen, sipas djemve. Ata qeshin teksa imagjinojnë reagimin e banorëve dhe shkëmbejnë batuta me humor mes nëjri-tjetrit, ndërsa përshkruajnë me shaka të gjithë situatën.

Ata lidhin një jastëk me një fill të hollë dhe e vendosin te prozhektori, i cili ndodhet fiks mbi derën kryesore të hyrjes për në shtëpi. Ndërkohë që njëri liron fillin, jastëku bie poshtë dhe kështu mendojnë se do të arrijë të trembin banorët të cilët në mëngjes dalin për të pirë kafenë e mëngjesit. Pasi organizojnë planin dhe mendojnë se gjithçka do të realizohet me sukses, ata vendosin të hyjnë brenda dhe shtrihen të flenë bashkë me pjesën tjetër të banorëve.

Si zakonisht, pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës nga Vëllai i Madh, banorët fillojnë të zgjohen. Pas Eldorës zgjohet Iliri, i cili shkon afër krevatit të Anaidit dhe e zgjon në heshtje, për të mos e dëgjuar banorët e tjerë të cilët vazhdojnë të jenë ende duke fjetur në dhomë. Ata vishen dhe të dy dalin në kopsht ashtu siç e kanë bërë planin para se të flinin në të gdhirë, se do t’u bënin një rreng banorëve, duke vendosur një jastëk në prezhektorin që ndodhet sipër derës kryesore të shtëpisë. Jastëkun e kanë lidhur me një fill të hollë, të cilin mund ta komandojnë që poshtë, prapa vazos së lules. Elona thërritet në dhomën e rrëfimit për të marrë si çdo mëngjes bateritë e mikrofonave, ndërkohë që fillon të dyshojë mbi lojën që janë duke bërë dy djemtë. “Ju që jeni duke bërë një lojë kjo është e sigurt, por shpresoj të jetë vërtet për të qeshur”, shprehet Elona.

Ajo kthehet dhe fillon t’i shikojë sërish me dyshim dy banorët e madje u thotë se ka për ta zbuluar atë që janë duke thurur. “Jua tregoj un juve”, shprehet Elona, gjë që e bën Anaidin të vendosë ta zbulojë lojën tek Elona, por njëkohësisht i kërkon që të mos e diskutojë me banorët e tjerë. Elona shkon për të ndërruar bateritë, ndërkohë që Rikja dhe Vigani zgjohen dhe fillojnë të kërcejnë. “Kështu ka lezet”, u thotë Elona duke qeshur. Më pas del sërish jashtë e fillon të flasë me Anaidin, duke i thënë: “Kur doni zgjoheni herët ju”, duke nënkuptuar lojën që janë duke bërë. Më pas e pyet nëse fshihet diçka tjetër pas jastëkut, por Anaidi e siguron që nuk ka asgjë tjetër, por arsyeja e të gjithës është se banori që mund t’i bjerë jastëku do të trembet dhe nga frika mund të bëjë ndonjë veprim tjetër që do t’i bëjë të qeshin. “Po të jetë kështu, hallall atëherë”, shprehet Elona, ndërsa largohet.

Banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një, ndërkohë që Anaidi e Iliri vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht duke ruajtur banorët të cilët mund të dalin, në mënyrë që të arrijnë të realizojnë lojën ndaj tyre. Ndërsa pas pak del Rikja bashkë me Anaidin, por loja as me atë nuk arrin të realizohet, pasi Iliri e hedh në një moment të papërshtatshëm, kur Rikja ende nuk kishte dalë dhe jastëku bie në pishinë. Djemtë i kërkojnë që të mos e diskutojë më pjesën tjetër të banorëve. Rikja më vonë hyn brenda dhe e diskuton me Elonën, duke e pyetur nëse ka dijeni mbi lojën, pasi ajo e zbuloi dhe nuk mundni ta pësonte. “Sa inat u vjen që po zbulohen pa e realizuar lojën”, thotë Elona duke qeshur. Pas Rikes shkon Eldora, e cila kalon dhe shpëton, pasi jastëku arrin të bjerë me vonesë. “E hëngre jastëkun kokës”, e pyet Rikja pasi Eldora hyn brenda, ndërkohë që Eldora i thotë se nuk ka arritur t’i bëjë mbi kokë. “Këtë vetëm Vigani mund ta hajë”, shprehet Elona. Pas Eldorës aty kalon Shpendi, i cili njësoj si Eldora e Rikja arrin të shpëtojë vetëm për shumë pak nga goditja e jastëkut. Ndërsa Iliri e Anaidi qeshin me të madhe prej reagimit të tij. Më vonë del Vigani, por filli nuk arrin dot ta komandojë jastëkun, pasi duket se ka ngecur diku. Kjo gjë shkakton edhe më shumë të qeshura tek Iliri e Anaidi. Por Vigani arrin ta kuptojë e madje e diskuton edhe me vajzat lojën e dy banorëve. Por nuk mbaron me kaq, pasi Vigani del sërish me kafenë në dorë, për ta pirë nga ana tjetër e pishinës dhe për një moment harron rrengun e dy djemve. Ai kalon aty dhe këtë herë e pëson, duke i qenë i pari prej banorëve që bie pre e lojës së tyre. Kjo gjë shkakton të qeshura tek të gjithë banorët që janë duke e parë. Ndërsa më vonë banorët mblidhen të gjithë në sallon e fillojnë të bisedojnë të gjithë së bashku

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit