Transmetuar më 16-05-2013, 19:55

Banorët ndodhen të gjithë në lulishte. Iliri dhe Vigani po merren me këngën e Big Brother. Ata janë duke bërë rregullimet e fundit në tekst si dhe në vijën melodike. Vigani teksa e luan në kitarë melodinë, edhe e këndon këngën që tashmë përfaqëson shtëpinë dhe banorët e Big Brother VI.

Elona ndërkohë ndihet shumë fajtore me veten sepse nipi i saj ka pasur ditëlindjen dhe ajo ka harruar që ta urojë. Ajo ndihet keq se si nuk i është kujtuar data e lindjes së tij të cilën e ka pasur në 4 prill. Sipas saj, njerëzit duhet ta kuptojnë një gjë të tillë, sepse ajo nuk është për qef në Big Brother, edhe pse mund të duket ashtu. Eldora e qetëson duke i thënë që mos ta mërzisë veten, sepse nuk e kthen dot kohën prapa. Elona vazhdon duke thënë që nuk ka bërë asnjë përshëndetje dhe kjo e bën të ndihet shumë keq. Sipas saj ajo kështu e ndërtoi lojën e saj dhe kështu do ta çojë deri në fund. Batutat e Ilirit nuk mungojnë edhe në këtë rast, i cili i thotë e Elonës që u kujtua shumë herët ndërkohë që kanë kaluar gati 40 ditë që nga ditëlindja e tij.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit