

Elona dhe Shpendi ndodhet në lulishte dhe po diskutojnë për Ilirin. Sipas Elonës, Iliri ka hapur një diskutim pa asnjë lloj shkaku për sa i përket raportit të asaj me Ilirin. Ajo thotë se kjo marrëdhënie është krijuar e tillë dhe nuk është se u përpoq të rregullohej në kohën e duhur. Ajo shton se ai krijoi vetë një marrëdhënie të tillë me Riken dhe ka qënë Elona ajo që është përpjekur ta “kristalizojë” atë që ai po bënte.
Shpendi e pyet se nëse kjo që po bën Iliri është një lojë apo diçka tjetër. Sipas Shpendit, ai nuk e njeh mjaftueshëm Ilirin sepse ajo ç’ka ai ka ofruar kanë qënë shaka dhe gallatë, pjesën tjetër nuk e njeh fare. Në kontekstin e gjërave serioze Iliri nuk ka ofruar asgjë dhe e bën të mendojë që ai nuk është njeri real, sipas Shpenit. Nuk ka bërë asnjë diskutim konkret në lidhje me situata që kanë ndodhur në shtëpi dhe kjo gjë e ka bërë që të mos ketë një mendim specifik për Ilirin.
Sipas Elonës, Iliri po krijon një situatë për të qënë në qendër të vëmendjes dhe asgjë më tepër. Elona thotë që kur është duke bërë një diskutim me Riken nuk ka pse të përfshihet edhe Iliri, sikurse ka bërë edhe ajo më ata të dy që kur kanë qënë duke diskutuar me njëri-tjetrin nuk i ka ndërhyrë. Sipas saj ai ka akumuluar duke parë Riken me Elonën me njëra-tjetrën dhe ka shpërthyer në këtë mënyrë. Duke ndodhur gjëra të tilla, njeriu fillon dhe i shikon gjërat në mënyrë tjetër dhe është shumë e tepruar kërkesa e tij për provë shoqërie. Elona shpreh se Iliri ka thënë që kemi raporte të afërta me njëri tjetrin, por sado të afërta të jenë raportet me gjërat që po ndodhin, nuk mund të shkojmë mirë dhe të tolerojmë gjithçka.
Elona dhe Shpendi ndodhen në lulishte dhe pranë tyre afrohet edhe Eldora e cila duket e mërzitur. Elona e pyet vazhdimisht se çfarë ka por ajo i përgjigjet që nuk ka asgjë dhe që është shumë mirë. Rikja me Elonën shqetësohen për mërzitjen e Eldorës dhe këmbëngulin që ajo të flasë, por ajo nuk pranon. Shpendi gjithashtu afrohet tek Rikja dhe Elona dhe e pyet për Eldorën e cila edhe atij ju duk e mërzitur për diçka.
Rikja më pas i tregon Elonës për bisedën që bëri me Anaidin për raportin e saj me të dashurin e saj. Sipas Rikes, ai disa pyetje ja bëri me tendencë por edhe ajo nuk ja kurseu përgjigjet duke ja dhënë në momentin e duhur. Por Rikja nuk priste një pyetje nga Iliri i cili e pyeti Riken nëse ka pasur ndonjëherë të dashur spanjoll. Sipas saj kjo ishte një pyetje e tepërt, të cilën nuk e bëri as Anaidi e jo më Iliri. Rikja shton se edhe kur i tha Anaidit që disa banorë, midis tyre edhe Iliri e dinë që në fillim historinë time, Iliri u përgjigj që nuk është e vërtetë që e ka ditur. Rikja ndihet disi e zhgënjyer nga sjellia e Ilirit, sepse këto gjëra mund ti dëgjonte nga Anaidi dhe jo nga ai.
Nga ana tjetër e lulishtes ndodhet Iliri me Eldorën dhe po diskutojnë lidhur me nominimet e kësaj jave. Ilir mendon që Elona e ka nominuar këtë javë. Teksa Eldora e pyet se përse mendon kështu, Iliri i përgjigjet që ndoshta e ka bërë për të mos çuar në nominim Shpendin, ka hedhur një votë për mua. Sipas tij këtë javë në nominim është Eldora, Anaidi dhe Vigani. Elona, e cila i bashkohet Ilirit dhe Eldorës teksa bisedojnë, mendon që është edhe Rikja në nominim këtë javë. Iliri shpreh dëshirën e tij se këto javë që kanë mbetur do donte të ishin të gjithë në nominim, por nga ana tjetër edhe kjo pjesë ka bukurinë e saj pasi do nominosh edhe persona që deri dje nuk i ke nominuar. Eldora mendon që edhe Iliri mund të jetë në nominim. Ai nuk e mendon një gjë të tillë, por mendon që do të jete në javën e ardhshme.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





