Transmetuar më 16-05-2013, 18:59

Prishtinë, NOA.al – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, shpallet qytetar nderi i Prishtinës. Ky titull do t’i jepet atij më 11 qershor.

Asambleja komunale e Kuvendit të Prishtinës votoi sot në mënyrë unanime pro propozimit për shpalljen Qytetarë Nderi të Prishtinës, kryetarin e Baskisë së Tiranës, Lulëzim Basha.

“Me rastin e shpalljes Qytetar nderi, Basha dekorohet me dekoratën “Hyjnesha në fron” e praruar në ar. Për zbatimin e këtij Vendimi do të kujdeset Kryetari i Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendimin e asamblesë komunale.

Data 11 qershor kur pritet t’i ndahet ky çmim Bashës, shënon ditën e Çlirimit të Prishtinës.t.k/o.k/noa.al./

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit