Transmetuar më 16-05-2013, 18:51

Larisa, Greqi NOA.al – Persona të armatosur kanë hyrë si klientë nga dera kryesore por kanë dalë si hajdutë nga dritaret, pasi arritën përmes kërcënimit me pistoletë dhe automatik të grabisin të paktën një milion euro.

Ngjarja ndodhi në Larisa, Greqi, raporton korrespondenti i noa.al duke cituar policinë lokale dhe mediat vendase.

Dy persona të cilët mbeten të paidentifikuar, kanë hyrë qetësisht në filialin e Ethniki Trapeza tis Elados (Banka Kombëtare e Greqisë), banka kryesore në vendin fqinjë dhe të pamaskuar, atje kanë nxjerrë njëri pistoletë dhe tjetri automatik tip Kallashnikov duke arritur të bindin punonjësit përmes terrorit se do t’i vrisnin, që t’u mundësonin marrjen e parave që gjendeshin aty.

Kur është shtypur sinjali i alarmit, dy grabitësit kanë nxituar të largohen dhe janë hedhur nga dritaret, por më parë janë kujdesur të marrin paratë që gjetën, një milion euro.

Dëshmitarë në vendin e krimit, treguan kur mbërriti policia, se njëri nga grabitësit fliste keq greqisht duke sugjeruar se ishte emigrant. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit