

David Beckham ka vendosur të largohet nga futbolli profesional në fund të sezonit aktual, ka thënë përfaqësuesi i tij.
Ylli anglez i futbollit David Beckham ka konfirmuar se “është koha e duhur ta përfundoj karrierën time, duke luajtur në nivelin më të lartë”.
Ish kapiteni anglez, Beckham, ka nënshkruar një marrëveshje pesëmuajshe me Paris Saint-German në muajin janar 2013, duke dhënë si donacion gjithë pagën e tij për një fondacion fëmijësh.
Beckham ka fituar 19 trofe – 10 prej tyre ishin tituj ligash, në një karrierë prej 20 vjetësh dhe është i vetmi lojtar anglez që fiton kampionatet në katër shtete.
Ai ka luajtur për Manchester United, Real Madrid, the Los Angeles Galaxy dhe Paris Saint-Germain.
David Beckham mban rekord për 115 paraqitjet e tij në ekipin kombëtar të Anglisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





