

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
EPremte, 17 Maj 2013
Harmonia qiellore e kësaj dite në dukje të keqe, është e mjaftueshme për të shtuar besimin ndaj saj dhe për ta bërë magjike atë. Ndërlikimi i sferës së dashurisë do të jetë në plan të parë dhe thekson nevojën për ta dëgjuar dhe për t’i kushtuar më shumë kohë personit që ju doni. Udhëtimet e shkurtra dhe takimet e biznesit, mund të fshehin një aspekt të këndshëm sentimental. Nëse keni lindur në ditët e fundit të shenjës, provoni fatin tuaj në lojë.
Sillni më shumë ngrohtësi dhe vëmendje në familjen tuaj, sikundër duhet që t’i kontrolloni edhe më shumë angazhimet tuaja profesionale. Nevoja për vetë-afirmim dhe përmbushje, është veçanërisht e fortë në këtë periudhë. Nxirreni në dukje fuqinë tuaj, pa qenë agresivë, nëse nuk dëshironi të humbni shikimin nga qëllimet që dëshironi të arrini. Për sot, aplikacionet tuaja duhen parë në të njëjtin drejtim. Lëvizni me maturi brenda ngjarjeve.
Edhe gjatë ditës së sotme, yjet do t’u duan shumë. Jeta sociale mund t’ju ofrojë mundësitë e duhura për t’ju shkëputur nga detyrimet e rutinës së përditshme, por në të njëjtën kohë, edhe për të rritur njohuritë tuaja, të dobishme në nivelin profesional. Provimet në aspektin studimor, ekzekutimet e kontratave, apo përfundimi i një biznesi, janë të mbrojtura sot nga Hëna dhe Jupiteri, në marrëveshje të mirë me njëri-tjetrin. Siç e shihni edhe ju, opinioni i tyre është pozitiv dhe do të inkurajojë tek ju, suksesin.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju rekomandon që gjatë ditës së sotme t’i përdorni siç duhet të gjithë elementët që keni në dispozicion, sepse ata nuk janë të paktë. Mundësitë për të treguar se sa të mirë jeni në profesionalizmin tuaj, dhe sa të përgatitur, përpiquni që të mos i humbisni. Të preferuar do të jenë gjatë ditës së sotme studimet e thelluara dhe çështjet kulturore rreth të cilave jeni të interesuar, si dhe kontaktet me vendet e huaja.
Saktësia, programimi dhe këmbëngulja që ju shfaqni, janë kartat më të mira me të cilat mund të luani gjatë kësaj periudhe. Mendoni në mënyrë më të thellë dhe përpiquni të depërtoni brenda fatit tuaj. Idetë që rrjedhin prej kohësh në mendjen tuaj, janë gati për t’u transformuar në projekte. Një bazë e mirë kjo, për këdo që aspiron të ndryshojë. Për sot, është gjithashtu një gjë e mençur të merrni në konsideratë edhe një investim tërheqës financiar. Në punë, mos i pranoni provokimet e një kolegu, por ruani vetëkontrollin.
Jeni gati për të luftuar për idealet tuaja, dhe ta jetojnë jetën në mënyrën që ju me të vërtetë e dëshironi. Natyra juaj nuk është gjithmonë e qetë dhe mbetet gjithmonë një përpjekje e tensionuar. Por kur ju dëshironi diçka për ta marrë, e arrini me çdo çmim. Tani më shumë se kurrë, ju do të dini t’i drejtoni energjitë tuaja në rrugën e duhur për të arritur qëllimin që keni.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e mbushur plot me energji dhe pasuri. Shumë strese ju largohen, ndërsa shumë të reja ju vijnë nga larg. Teksa do të jenë shumë të pëlqyeshme nisjet e udhëtimeve në rrugë të reja, përmes ideologjive të reja. Do të gjeni edhe shumë miq të rinj ndërkohë. Do të jetë e mundur sot sakaq, që të keni shumë sukses në fushën e medias, modës, e në tërësi, në ato veprimtari që kërkojnë krijimtari brenda tyre.
Njerëz me ndikim ju ofrojnë gjatë ditës së sotme mbështetjen e tyre dhe ju do të dini t’u jepni atyre besimin e duhur. Ndërsa një instinkt i mirë do t’ju tregojë se cili është personi i duhur për t’ju këshilluar apo për t’ju dhënë informacionin që ju po kërkoni. Mos harroni se duhet që të vazhdoni punën tuaj, edhe pse ajo mund t’ju duket si rutinë e pastër. E kundërta e kësaj, mund të jetë e dëmshme. Përplasja Hënë-Mars, kërkon maksimumin e vetë-kontrollit tuaj ndaj një eprori ose një klienti të rëndësishëm.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë me fat për të dy sektorët e rëndësishëm të jetës suaj, si ai praktik apo ai afektiv. Do të jeni gati për të jetuar në harmoni me partnerin tuaj, por edhe me të gjithë ata njerëz të cilët janë pjesë e jetës tuaj të përditshme, dhe që interesa të përbashkëta me ju. Rrini në gjendje pritshmërie, pasi diçka e mirë do të ndodhë.
Ka mundësi dhe gjithashtu një shans të mirë gjatë ditës së sotme për ata të cilët janë duke pritur për realizimin e një pune. Fusha juaj profesionale, paraqitet e ndriçuar mirë nga yjet, të cilët dëshirojnë t’ju ndihmojë të rritur statusin tuaj profesional, sidomos në qoftë se ju punoni si të punësuar të të tjerëve. Sot do të shquheni gjithashtu edhe për më shumë vetëbesim, spontanitet dhe guxim në veprim. Ditë e drejtë edhe për të nxitur nismat e caktuara.
Hëna dhe Marsi në shenjën tuaj sot, duket se janë dakord që t’ju bëjnë të ngjani jo shumë romantik, dhe këto qëndrime tuajat, nisin të zhvendosen tek njerëzit që jetojnë në vendin fqinj, një partner në vendin e parë. Mos ndërmerrni aventura sentimentale, edhe pse ato duket të jenë shumë të mundura, veçanërisht nëse ju e keni tashmë një dashuri në progres. Lëvizni me kujdes edhe në vendin e punës. Nuk ka nevojë për t’u marrë ju me të gjitha.
Shtëpia juaj diellore e gjashtë, e cila përfaqëson një marrëdhënie me dimensione më konkrete të jetës së përditshme të tilla si puna, objektet, kafshët, zakonet e vogla, marrëdhëniet me trupin tuaj dhe shëndetin, është e ndikuar sot nga kuari yjor në shenjën tuaj. Zgjidhni një udhërrëfyes të duhur, dhe çdo gjë do të kthehet në e këndshme.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





