

Rita Ora duhet të mësohet të veshë reçipeta kon dhe geta. Ajo ka nënshkruar një një marrëveshje në vlerë prej 500 mijë funte që të jetë fytyra e re e “Materal Girl”, markës së njohur të Madonnas.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova tashmë ka filluar fushatën për këtë markë, që drejtohet nga Madonna dhe vajza e saj, Lourdes, shkruan gazeta britanike The Sun.
Kurse marrëveshja e cila është arritur mes tyre mund t’i ndihmojë Ritës që të fitojë famë në Amerikë, pasi deri më tani nuk ka arritur të fitojë zemrat e amerikanëve. “Lourdes ka qenë një adhuruese e madhe e Ritës për pak kohë dhe ka ndjekur shumicën e koncerteve të saj. Ajo e luti nënën e saj që ta takonte atë”, ka thënë një burim.
“Ato janë takuar në ‘Met Ball’ në New York javën e kaluar dhe Madonnës i pëlqeu qëndrimi i Ritës e për këtë e dha këtë ide”, shtoi ai.
“Rita e pranoi menjëherë këtë kërkesë sepse ajo është një fanse e madhe e Mbretëreshës së Popit. Ajo gjithashtu dëshiron të shpërthejë në Amerikë ashtu siç bëri në Britaninë e Madhe”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





