Transmetuar më 16-05-2013, 17:33

Tiranë, NOA.al – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi reagoi në Facebook lidhur me deklaratat më të fundit të kryetarit të opozitës, Edi Rama për sistemin gjyqësor.

“Qeveria ka në dorë të hartojë projektligje për të reformuar sistemin, por ligjet për gjykatat janë me 3/5. Qeveria hartoi vetëm vitet e fundit më shumë se 12 ligje për reformën dhe progres raporti i vjetshëm i BE e quajti progres modern reformën në drejtësi. Por a i votoi Edi Rama ato ligje që i kerkonte Bashkimi Evropian?”, shkruan Halimi në komentin e tij, citon Noa.al.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Rama urdhëroi votën kundër për reformimin e sistemit te drejtësisë. “Ai bllokoi të gjitha ligjet me 3/5 për 3 vjet dhe urdhëroi deputetët e vet të mos votojnë ligjet edhe kur ishin me shumicë të thjeshtë”, shprehet Halimi.

Një nga tre ligjet e integrimit, sqaron ministri, “ka të bëjë me reformimin e Gjykatës së Lartë, çka do të sillte më shumë shpejtësi dhe cilësi në gjykim. Projekti u bllokua nga Edi Rama. Sot nuk kemi Gjykatë Administrative dhe Gjykatë të Lartë më të mirë, për shkak të Edi Ramës.”

“Por në 23 qershor qytetarët do të votojnë kundër bllokimit dhe pro zhvillimit”, përfundon komentin e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit