


Tiranë, NOA.al – Muxhahedinët e parë nga Irani që qeveria shqiptare vendosi të pranojë mbërritën sot në vendin tonë.
Noa.al mësoi se janë 14 muxhahedinë që kanë ardhur sot. OKB bëri të ditur se, muhaxhedinët kanë ardhur në Shqipëri nga Bagdati.
Ky është grupi i parë nga 210 që ka pranuar Shqipëria.
Muxhahedinët janë pjesëtarë të organizatës Muxhahedin Khalik, e njohur si MEK që, deri në 21 shtator të vitit të kaluar kanë qenë në listën e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ato janë ish-aleate të Sadam Hysein, tashmë mbetur paatdhe dhe në rrezik për t’u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut apo e shuar në vetëvrasje masive.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate vizitës në Tiranë të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillari Clinton, pranimin e këtyre shtetaseve iraniane në vendin tonë me statusin e refugjatit.o.k/noa.al
SHBA falenderojnë Shqipërinë për mbështetjen për muhaxhedinët
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





