

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Emiljano Shullazin dhe Elidon Harizajn, sipas të cilit ata duhet të vuajnë 1.5 vite burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Gjykatësi Astrit Kalaja, i Gjykatës së Shkodrës nuk ndryshoi vendimin ndaj të pandehurve, dhënë në korrik të 2012 nga Gjykata e Shkallës së Parë, Lezhë.
Emiliano Shullazi dhe Elidon Harizaj u arrestuan verën e vitit të shkuar në Lezhë me akuzën për veprën penale "Armëmbajtje pa leje". Në automjetin e tij, i cili ecte në rrugën Tiranë-Lezhë, Shullazit iu gjetën dy pistoleta pa leje.
Emiljano Hajdar Shullazi, 33 vjeç, lindur e banues në Tiranë, është dënuar disa herë për pengmarrje, tentativë vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike.o.k/noa.al
Arrestohet sërish Emiljano Shullazi Jepet masa për Emiljano Shullazin, burg pa afat
Emiljano Shullazi fiton lirinë, gjykata e shpall të pafajshëm
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





