Transmetuar më 16-05-2013, 16:13

Papa Françesku shpërtheu sot kundër politikanëve dhe financierëve që shkelin normat e etikës për të fituar pushtet dhe pasuri.

“Dëshira për të fituar pasuri dhe pushtet nuk paska limite”, tha papa duke iu drejtuar një grupi ambasadorësh në Vatikan. "Ky qëndrim është një refuzim i moralit, një refuzim i vetë Perëndisë", theksoi ai.

“Etika, ashtu si solidariteti, është problem më vete. Ajo është konsideruar si joproduktive, si diçka tepër njerëzore sepse relativizohet me paranë dhe pushtetin, si një kërcënim sepse refuzon manipulimin dhe nënshtrimin e njerëzve, sepse etika të drejton te Perëndia, që gjendet jashtë kategorive të tregut", shtoi papa.

"Financierët, ekonomistët dhe politikanët e konsiderojnë Perëndinë si një qenie të pamenaxhueshme, madje të rrezikshme, sepse Ai i bën thirrje njeriut të arrijë realizimin e plotë të pavarësisë nga çdo lloj skllavërie", përfundoi papa Françesku.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit