Transmetuar më 16-05-2013, 15:57

Charlene dhe Alberto

Në Principatën e Monakos nuk flitet për gjë tjetër. Princesha Charlene duket se ka tradhtuar Princin Alberto me sportistin e rugby nga Zelanda e Re, Byron Kelleher.

Zërat filluan të përhapen me shpejtësi, pas publikimit të lajmit nga gazeta spanjolle “ABC”. Sipas kësaj gazete “bukuroshja e trishtë” Charlene, nuk e ka shoqëruar të shoqin në kurorëzimin e Guglielmo Alessandro, për të udhëtuar drejt vendit të saj të lindjes, Afrika e Jugut, ku është takuar me Byron.

 Theksojmë këtu se Kelleher ka një rol të rëndësishëm në fondacionin e bamirësisë që mban emrin e ish- notares Afrikano-jugore, Charlene. Jo vetëm kaq, por 36 vjeçari është mik i afërt i çiftit, aq sa ka qenë i ftuar në martesën e tyre në vitin 2011.

Zëra të ndryshëm thonë se Princesha vetëm pak para martesës ka tentuar të largohet me të, edhe pse asgjë nuk është e sigurtë.

Mediat vënë në pah edhe diferencat në pamje mes Princit dhe sportistit, ku ky i fundit është dukshëm më tërheqës dhe shkon më shumë me Charlene.a.y/noa.al

Dikur në lojërat olimpike në Sidnei, Princesha Charlene nostalgji në Londër (FOTOT)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit