




Vlorë, 16 maj 2013, NOA.al- Deklarata e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, lidhur me qëndrimin kundër për kandidimin e Arben Malaj si kandidat i pavarur në këtë qark, ka bërë që të reagojë menjëherë ky i fundit.
Ai shprehet se ky qëndrim i tij vjen në respekt dhe mirënjohje të përhershme dhe ndaj të gjithë qytetarëve të Vlorës, i detyruar nga agresiviteti shpifës ndaj mbështetjes në rritje për kandidimin e tij në detyrim të përfaqësimit dinjitoz të Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. “Zëri i vlonjatëve do të vijë nga vota e qytetarëve me 23 Qershor dhe jo nga deklaratat e Gjikës. Shpëtimi ka detyrim të merret me punët e bashkisë dhe jo me sulme ndaj kolegëve. Unë kurrë nuk do të sulmoj kolegët por vetëm do të qartësoj opionin publik pas çdo deklarate servile. Në asnjë rast të angazhimit të tim politik nuk kam votuar për Sali Berishën. Atij i shërbejnë ata që ndryshuan Kushtetutën dhe që bashkëpunuan për të rrëzuar socialistët. Jam i bindur se do të ketë shumë lexues fletë rrufesh, edhe kërcënimet do të shtohen. Presioni juaj ndaj strukturave të PS për të penguar fushatën time modeste dhe pozitive është rritur ndjeshëm dhe në nivele të turpshme. PS nuk është bashkia e Tiranës apo e Vlorës”, shprehet Malaj citon Noa.al.
Në vijim ai theksoi se iu ka shërbyer dhe do t’iu shërbejë socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit, duke shtuar se Berisha merr më shumë vota në qoftë se Shpëtimi nuk bënë mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollimin e partisë.
Malaj shton se nëse Edi Rama nuk e dëgjoi Shpëtimin se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do t’a dëgjoj Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit.
Përgjigja ndaj Shpëtim Gjikës:
I dashur Shpëtim
Është koha të përdorim të gjithë energjitë pozitive për një rezultat sa me të plotë të opozitës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Socialistë nuk të bën lista e Ramës, por dashuria dhe përkushtimi për njerëzit. Rama do të kërkoj një ditë ndjesë siç po bënë përditë për gabimet që i përsërit, nuk do të doja që t’iu kërkonte prapë juve personalisht të lexonit fletën e lavdërimit. Kam qenë me fat që kam punuar për Vlorën dhe si përfaqësues i socialistëve të Vlores me njerëz të përkushtuar si Gëzim Tushe, Niko Veizin, Eduart Alushi, Neki Dredha, Theodhori Shia, Bashkim Habili, Eltar Deda dhe pa dyshim edhe me ju shoku Shpëtim. Ndaj mos harxhoni asnjë sekondë kohë për të sulmuar njëri-tjetrin, populli është më i zgjuar se ne të dy për t’a kuptuar se ku fle lepuri. Frika dhe urrejtja primitive nuk synojnë suksesin e PS por mbijetesën personale. Ata nuk e barazojnë PS në Tiranë me Ramën dhe as PS në Vlorë me Gjikën.
Ndaj nuk jam munduar asnjëherë t’i sundoj ato me klientelizëm. Koncepti se kush ka dhënë dhe kush ka marrë më shumë nga PS është koncept klientelist.
I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do t’a bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do t’a bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Do t’a bëj si detyrim mirënjohës ndaj kudo dhe kurdoherë. Në asnjë moment dhe për asnjë motiv nuk do t’i përçaj socialistët dhe mbështetësit tanë, as duke i trembur dhe as duke i joshur.
Jam angazhuar dhe përkushtuar gjithmonë që Vlora të jetë sa më harmonike dhe krenare siç e meriton.
Serish ju qartësoj mos bëni presione, në këtë garë nuk jam për një karrige por për një detyrim mirënjohës ndaj të rinjve të vendit tim.
I dashur Shpëtim
Mos e keqpërdor kohën për deklarata kundër kolegut tënd. Mbështet më të mirët. Thuaj me zë të fortë atë që shpesh e thua me zë të ulët. Thuaje për të mirën e Vlorës dhe të Shqipërisë. Me fitoren time unë e rrisë cilësinë e fitores së Vlorës.
Miqesisht Arbeni. .a.y/noa.al
Gjika, Malajt: Vendi yt është krah nesh, ashtu siç e do nderi yt
Malaj përjashtohet nga lista, Nano: Jemi më socialistë se Edvin Rama
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





