Transmetuar më 16-05-2013, 14:05

Tiranë, 16 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur ndalesën e radhës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.

Pasditen e sotme, ai do të prezantojë kandidatët e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, ashtu sikundër bëri dje rivali i tij politik Edi Rama.

“Qytetarë dhe qytetare të Elbasanit, uragani i fitores do të jetë sonte në qytetin tuaj. Ju ftoj të gjithëve të festojmë së bashku, në sheshin Gensher në ora 18:30, çeljen fushatës elektorale të fitores sonë të 23 qershorit! Përpara drejt fitores”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Kryeminsitri njëherësh drejtues i koalicionit të djathtë e çeli fushatën në Tiranë, për tu ndalur më tej në Durrës ndërsa mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit