Transmetuar më 16-05-2013, 13:53

Një burrë i moshës 60 vjeçare hyri brenda ndërtesës së një kopshti fëmijësh nga ku i dha fund jetës në sytë e tyre. Vetëvrasja e rëndë ndodhi në Paris, ku viktima i dha fund jetës duke u qëlluar me pushkë, para dhjetëra fëmijëve dhe një edukatoreje.

Nga të dhënat e para thuhet se burri hyri pa asnjë problem në godinë, nga ku i dha fund jetës duke u qëlluar me armë.

Mësohet se ai nuk kishte asnjë lidhje me ambientet e kopshtit, dhe se gjithçka mbetet ende e paqartë.

Krahas kopshtit në të njëjtën godinë është edhe shkolla fillore në lagjen Gros Caillou.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit