Transmetuar më 16-05-2013, 10:42

Ajo mbush 40 vjeç pas pak javëve, por pavarësisht viteve, Heidi Klum duket në formë perfekte dhe këtë gjë nuk ngurron ta tregojë sa herë që i jepet mundësia.

Supermodelja është fotografuar me një fustan të zi gjysmë transparent, gjate një eventi të Versus Versace, organizuar nga Donatella Versace në Lexington Avenue Armory në New York, nga ku tregoi gjokset e saj.

Në pamje të parë fustan më se normal, i ngjitur pas trupit dhe sipër gjurit, por që në thelb gjysma e tij transparente, i nxori në pah gjokset, të cilët dukeshin lehtësisht me sy të lirë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit