Transmetuar më 16-05-2013, 10:18

Shkup, 16 maj 2013, NOA.al- Pesë kandidatë janë në garën për kreun e partisë më të madhe opozitare LSDM në Maqedoni.

Në mesin e kandidaturave është edhe lideri i deritanishëm Branko Cervenkovski, i cili pavarësisht dorëheqjes së tij, ka marrë mbështetjen e bazës dhe forumeve partiake për të qëndruar në krye të lidershipit të socialdemokratëve maqedonas.

Në Komisionin për verifikim të kandidaturave pranë Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë edhe kandidaturat e Zoran Zaev – kryetarit të komunës së Strumicës, nënkryetarët Igor Ivanovski dhe Zoran Jovanovski si dhe Kire Naumov.

Siç raporton gazetari i Noa.al, sonte në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për liderin e ri të kësaj partie opozitare, e cila humbi zgjedhjet lokale të 24 marsit. Nesër do të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat para kongresit të ri partiak që do të mbahet më 2 qershor.n.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit