Transmetuar më 16-05-2013, 09:10

Tiranë, 16 maj 2013, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Albert Murataj 30 vjeç u ndalua nga uniformat blu, pasi në ngarkim të tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se Murataj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese. Ngjarja për të cilën akuzohet ka përfshitë edhe vëllanë e Albertit, Fatmir Murataj, i cili është ndaluar më herët, ndërsa akuzohen se në bashkëpunim kanë qëlluar me armë zjarri mbi tre vëllezërit Kurnekaj në Babrru, për shkak të prishjes së një krushqie mes dy familjeve.a.y/noa.al

Ndahet motra nga burri, vëllai tenton të vrasë kunatin dhe dy vëllezërit e tij

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit