Transmetuar më 16-05-2013, 08:12

Kakavijë, 16 maj 2013, NOA.al- Policia kufitare e Kakavijës në orët e para të ditës së sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e 25 kilogramëve lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se lënda narkotike iu gjet një shtetasi grek, i identifikuar si Christos Tzouganatos 73 vjeç nga Athina.

I sipërpërmenduri udhëtonte drejt Athinës dhe policia kufitare gjatë kontrollit të mjetit të tij me targë ZHB6844, pikasi një dopio shasi, e cila ishte e mbushur me pakot e lëndës narkotike të llojit marijuanë.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për të zbardhur bashkëpunëtorët e të ndaluarit si dhe personat ku e ka blerë lëndë narkotike.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit