Transmetuar më 15-05-2013, 23:45

Mbipesha mund të jetë arsyeja se përse mund të jeni të përjashtuar në ambientin shoqëror, kjo ndihet edhe mes më të vegjëlve. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i Universitetit Leeds.

Studiuesit kanë bindur 126 fëmijë, djem dhe vajza nga mosha katër në gjashtë vjeç të bëhen pjesë e studimit. Ata u kanë treguar fëmijëve imazhe të marra nga një libër që shfaqnin të njëjtin personazh me pamje normale si dhe në mbipeshë.

Fëmijët kanë treguar se mund të kishin mik personazhin me peshë normale, duke përjashtuar në këtë mënyrë atë që kishte disa kile më shumë.

Sipas profesorit Andrew Hill, studimi ka treguar se qysh në fëmijërinë e hershme jemi të prirur të kemi sjellje negative dhe në këtë nuk ka diferenca mes gjinive.

Kjo bën që sikleti i atij që ka disa kile më shumë të shtohet me kalimin e moshës duke arritur pikun në adoleshencë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit