
Të dhënat po ngarkohen...

Një grua 34-vjeçare, emri i së cilës është Suzanna Simpson, ka hapur zjarr dhe ka vrarë dy fëmijët e saj të moshës 5 dhe 7 vjeç, si dhe ka plagosur të shoqin i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas masakrës, gruaja ka tentuar të arratiset me një furgon, por është përplasur me automjetin, pranë shtëpisë në Pickens County.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat bëjnë me dije se Simpson është arrestuar dhe ka rrëfyer përpara autoriteteve.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
