
Të dhënat po ngarkohen...

Shënohet një shifër rekord për vathët e aktores italiane Gina Lollobrigida. Bizhuteritë e 85-vjeçares italiane janë shitur në ankand te “Sotheby’s” në Gjinevër për 2,39 milion dollarë.
Shifra është më shumë se dyfishi i çmimit fillestar, për një seri bizhuterish të markës Bulgari të cilat i përkisnin Lollobrigida-s.
Rekordi i mëparshëm për një palë vathë të ngjashëm i takonte vitit 2011. Ato ishin vathët e një tjetër ylli të Hollywood-it, dives Elizabeth Taylor.
Ndërkaq, mësohet se një pjesë e fitimeve do të shkojë për studimet për qelizat staminale.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
