Transmetuar më 15-05-2013, 21:55

Me vetëm shtatë minuta gjimnastikë në ditë mund të humasësh kilet e tepërta dhe të kesh një trup të ri dhe të tonifikuar. Sekreti është të bëni plot 12 ushtrime me 10 sekonda pushim nga njëri-tjetri.

Zbulimi bëhet i ditur nga studiuesit e Human Performance Institute në Orlando të cilët kanë zhvilluar një test stërvitor mjaft intensiv. Sipas tyre rezultati është i njëjtë me një stërvitje më të gjatë në kohë.

Studiuesit shpjegojnë se për të përfituar maksimumin e mundshëm prej stërvitjes shtatë minutëshe, ushtrimet duhet të kryen me shpejtësi, pra një ushtrim të përfundojë brenda 30 sekondave.

Edhe pse bëhet fjalë për një stërvitje të lodhshme rezultatet janë të shkëlqyera.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit