

Tashmë duket se janë të largëta kohët kur Clint Eastwood dhe John Wayne maksimumi mund t’u shkëlqenin sytë prej lotëve. Në kohët tona, edhe burrat qajnë.
Qajnë privatisht por edhe në publik, përpara të gjithëve dhe pa u ndjerë aspak në siklet. Burrat qajnë prej mërzisë, gëzimit, për t’u shfryrë, qajnë nga trupi apo nga dhimbja.
Tashmë fenomeni i qarjes së burrave është bërë kaq i natyrshëm sa që po krijohet një fushë studimesh në kërkim të mekanizmave të funksionimit, të ndryshimeve mes gjinive dhe origjinat.
Në një libër i cili pritet të dalë këto ditë në Itali titulluar “Lotët e heronjve” shkruar nga Matteo Nucci, janë regjistruar të qarat e burrave të parë, që nga protagonistët e peomave homerike, të cilët nuk kanë frikë të shprehin emocionet e tyre, madje edhe duke qarë me dënesa.
Që në antikitet, lotët, ashtu si edhe çdo lëng tjetër i trupit njerëzor, gjaku, djersa, sperma, ishin sinonim i jetës dhe vitalitetit.
Por e qara e burrave është ndryshe nga ajo e grave. Lotët e grave shpesh konsiderohen si shtirje e zgjuar, ndërsa ajo e burrave si një e qarë e natyrshme.
Po sot? Ndryshimi “modern” i të qarës së meshkujve me atë të femrave i takon vitit 1600. Për jezuitët, lotët e burrave ishin shenjë shenjtërie. Gratë janë profesioniste të emocioneve, të mësuara prej kohësh me to, e madje edhe mund të shtiren.
Lotët e burrave janë autentikë. Burrat qajnë kur u preket dëshira e tyre më e fshehur dhe më e thellë.
Por ne e dimë shumë mirë se në të vërtetë, djemtë që në fëmijërinë e hershme mësohen të mos qajnë, ndërsa vajzat janë më të lira për ta bërë këtë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





