Transmetuar më 15-05-2013, 20:21

Ajo së fundmi është përfshirë në një lidhje të re, por Britney Spears ka planifikuar tashmë që të ketë një fëmijë tjetër.

Këngëtarja 31 vjeçare e cila aktualisht ka dy djem, Sean Presto 7 vjeç dhe Jayden James 6 vjeç nga martesa me Kevin Federline, po mendon që ta zgjerojë familjen me një vajzë.

Duke folur gjatë show-t “Extra”, Britney tha, “Dua një vajzë”. Së fundmi ajo është e lidhur me David Lucado, me të cilin u njoh pas ndarjes në muajin janar nga i fejuari Jason Trawick. Në vijim ajo është shprehur se nuk do të habitej, nëse fëmijët e saj do i ndiqnin gjurmët në botën e muzikës.

Këngëtarja së fundmi po regjistron albumin e ri muzikor, ndërsa tregon se po argëtohet në studio dhe se është e emocionuar nga puna që po bën.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit