Transmetuar më 15-05-2013, 20:11

Zvicra është nën shok, pasi një përdhunues i cili ndodhej në arrest shtëpie nën mbikëqyrjen e policisë ka vrarë sërish.

Viktima është një vajzë 19 vjeçare, ndërsa pas krimit ishte vetë autori që orientoi policinë se ku të gjente trupin.

Claude Dubois, 36 vjeç i dënuar me burg në vitin 2000 për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje, ndodhej në arrest shtëpie qysh prej gushtit të vitit 2012.

Dubois mbante në dorë një byzylyk elektronik i cili lëshonte alarm nëse largohej nga banesa e tij për disa kilometra.

Në vitin 1998 kishte rrëmbyer të fejuarën e tij, e cila refuzonte të vazhdonte bashkëjetesën me të, të cilën pas kësaj e vrau. Këtë herë ai pranoi se kishte rrëmbyer Marie, një vajzë 19 vjeçare, të cilën e kishte frekuentuar vite më parë.

Të hënën doli më herët nga puna, ndërsa e tërhoqi me forcë vajzën deri sa e hipi në makinën e tij, pavarësisht se Marie tentoi të shpëtojë. Pasditen e djeshme policia arriti ta ndalojë pas një ndjekje të gjatë me helikopter, ndërsa ky i fundit u përplas me makinë.

Pasi u ndalua, u tregoi punonjësve të policisë me qetësi, vendin se ku e kishte fshehur trupin e së resë, ndërsa pranoi se i kishte zënë frymën.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit