

Richard Swanson, 42 vjeç, kishte nisur rrugën dy javë më parë. Ishte nisur nga qyteti i tij në Seattle në shtetin e Uashington për të mbërritur në San Paolo të Brazilit, 16 mijë kilometra larg.
Në shpinë kishte vetëm një çantë dhe në duar mbante një hartë dhe shok i pandarë ishte topi i futbollit të cilin e qëllonte gjatë gjithë rrugës me këmbë.
Amerikani siç raporton Noa.al donte që të arrinte metropolin e Brazilit në kohë për të qenë i pranishëm për nisjen e vërshëllimës së parë për kampionatin e botës në futboll në vitin 2014.
Motivi ishte një nismë e tij personale, për ti rënë qark botës duke shkruar një ditar online.
Por çdo tentativë dhe sakrificë e tij shkoi dëm, pasi ditën e djeshme Richard u shtyp nga një kamion në Lincoln City, Oregon.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





