Transmetuar më 15-05-2013, 19:20

Tiranë, NOA.al – Një 17-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë për t’i shpëtuar dhunës sistematike të babait të saj.

D.Filja, u paraqit ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, në Tiranë për të denoncuar babain e saj Rr. Filja, 48 vjeç.

Mësohet se adoleshentja deklaroi në polici se babai e dhunonte atë fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike.

Pas denoncimit, policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për 17-vjeçaren me banim në kryeqytet.

Adoleshentja dëshmoi se babai nuk e lejonte që ajo të dilte me shoqet.

I dyshuari sipas hetimeve, konsumonte pije alkoolike dhe në gjendje të dehur godiste me grushte dhe sende të forta vajzën e tij e cila u detyrua dje ta denonconte atë. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit