

Ajo është masa 16, dhe Jennie Runk nuk e ka problem të ekspozojë trupin e saj, madje me krenari prezantoi muajin e kaluar koleksionin e rrobave të banjës së H&M, për masat e mëdha.
Bukuroshja brune ka reklamuar rrobat e banjës për femrat mbipeshë, për masat XL, ndërsa qysh prej vitit 2011 është marrë vetëm me këtë punë, duke promovuar format e bëshme.
“Unë pata mundësinë të humbja peshë, u mundova shumë të isha masë e vogël, arrita deri në masën 10, por e dija se trupi im nuk mund të arrinte kurrë peshë të vogël, kështu që nisa të bëhem modele për masat e mëdha”, shprehet Jennie për BBC.
24 vjeçarja nga Missouri ka marrë shumë mesazhe falënderuese nga fanset, qysh pas daljes për fushatën e H&M, duke theksuar se ka shërbyer si model frymëzimi për to.
Në vijim ajo shprehet se nuk është masa e trupit ajo që i bën njërëzit perfekt, ndaj duhet të ndihen krenar me veten e tyre.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





