

Në Amerikë e kanë pagëzuar si “mjeku i horrorit”. Kermitt Gosnell, aktualisht 72 vjeç praktikonte aborte në një klinikë në Filadelfia, duke përdorur metoda të cilat akuza i ka cilësuar “barbare”, duke u shpallur fajtor për tre vrasje me dashje, ato të tre fëmijëve të sapolindur.
Gosnell do e kalojë jetën në burg përjetë, falë një marrëveshje të arritur, nëpërmjet së cilës iu kursye dënimi me vdekje.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare prokurori, Seth Williams, bëri të ditur se Gosnell dënohet me burg përjetë, por i hiqet mundësia për të apeluar vendimin, dhe nuk ka mundësi të marrë liri me kusht.
Siç raporton Noa.al, Gosnell praktikonte abortet në kundërshtim të hapur me ligjin amerikan, ndërsa u shkaktonte vdekjen edhe fëmijëve që lindnin të gjallë.
Sakaq fetuset i konfeksiononte në ngrirje apo në kuti këpucësh.
Veprimtaria e mjekut u zbulua nga FBI në vitin 2010 kur hyri në klinikën Women’s Medical Society, për të verifikuar përdorimin e medikamenteve të paligjshme, nga ku mjekët gjetën materiale nga më të ndryshmet dhe shokuese.
Nga dëshmitë rezultoi se Gosnell i detyronte gratë të lindnin para kohe në tualet, në mënyrë që fëmija të binte direkt në ujë.
Së bashku me të, dënime të rënda pritet të jepen edhe mbi nëntë punonjës të tjerë që punonin në klinikë dhe që ishin në dijeni të gjithçkaje që ndodhte brenda saj.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





