Transmetuar më 15-05-2013, 17:58

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

E Enjte, 16 Maj 2013

Një Hënë e ndritshme e dashurisë, shkëlqen në qiellin tuaj sot dhe nesër. Ndërsa është e perceptueshme që në aspektin e mirë të ndikojnë edhe shumë yje të tjerë, të cilët renditur së bashku, do të rritin më tej ndjeshmërinë tuaj, por edhe ekspresivitetin, apo imagjinatën dhe fatin në të njëjtën kohë. Joshje të reja, të këndshme. Kurse jeta juaj në çift, shpenzon më shumë gjallëri dhe nuk do të kalojë pa mosmarrëveshje. Në fushën praktike, duhet që të mos e nënvlerësoni një propozim të ri për bashkëpunim, i cili mund të përmirësojë më tej situatën tuaj ekonomike dhe atë sociale.

Edhe pse Hëna do të jetë armiqësore, ju do t’i zgjidhni  marrëdhëniet tuaj ame lehtësi dhe paqja e mendjes, ka për të qenë në krye të të gjitha keqkuptimeve gjatë ditës së sotme. Dëshironi të siguroni qartësi mbi të gjitha situatat, dhe sidomos në familje, ku do të mbretërojë dashuria e ndërsjellë dhe mirëkuptimi, duke u lënë kështu hapësirë ​argëtimeve dhe momente të lumtura. Perspektiva të mira për sektorin e financave tuaja.

Mos e refuzoni çdo ftesë që mund t’ju ofrojë mundësi për një takim galant, apo që do të lejojë më shumë hapësirë ​​për marrëdhëniet tuaja shoqërore. Tërheqja e fortë fizike është gjithmonë e pranishme tek të dy partnerët, por edhe tek ata që janë duke kërkuar për një flirt të këndshëm. Këto udhëtime duket se janë një tokë pjellore për të kultivuar lindjen e një historie të rëndësishme. Me Mërkurin në shenjë, nga sot deri në datën 30, prisni gjithashtu edhe një rritje të dukshme në aftësitë tuaja intelektuale.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, paraqet sot një ditë perfekte për të bërë shopping. Nëse do të kesh nëpër duar një shumë të mirë për ta shpenzuar, bëni si t’ju pëlqejë dhe blini atë që keni dëshirë më shumë. Një ngarkesë e re në perspektivë, duhet të përgatiteni shpirtërisht për ta përballuar atë. Ju ndërkohë, vazhdoni që të mbillni, pasi të korrat nuk do të vonojnë. Dhe kanë për të qenë fort të mbara.

Përgatituni që të kaloni një ditë lumturie dhe me bollëk  dashurie. Dhe jo vetëm kaq. Gjithçka duket sot në favorin tuaj dhe pasuria mbretëron në çdo sektor. Këto yje e bëjnë jetesën tuaj më bujare dhe pajton çiftet e zemëruara. Duke  promovuar gjithmonë emërime, takime, dhe pse jo, gjëra të reja. Zemra dhe shqisat e udhëtimit paraqiten në unison dhe shënojnë një rritje të ndjeshmërisë, e cila ju çon në drejtimin e duhur. Sukses në biznes dhe në shkollë. Merrni përparësi të kësaj dite me pesë yje.

Për natyrën tuaj të një shenje Toke, gjatë ditës së sotme, do të keni tendencën për t’u përqendruar në interesin tuaj mbi realizimin e projekteve konkrete dhe të arritshme. Megjithatë, kënaquni me një farë vizioni apo ëndërrimi mbi një projekt, dhe në një çast të vështirë do të kuptoni se kjo mund të jetë një gjë e mirë. Hëna sugjeron një analizë të shëndetshme të vetvetes për të bërë një thellim të mendimeve tuaja dhe të kontrolloni dëshirat tuaja reale.

Parashikime të mira për të gjithë ata që janë të lidhur me intelektin, shkëmbimet dhe ngjarjet. Eshtë një koordinim i shkëlqyer në mes të mendimit dhe veprimit. Me shkathtësi dhe mendim të kulluar, vitalitet dhe përqendrim të mirë, do të arrini në zgjidhje dhe përcaktim të vendosur për të zgjidhur ndonjë çështje ende të pazgjidhur. Në dashuri, dëshira juaj është që të gjeni një oaz ku të përzjeni, bashkëfajësinë, ëmbëlsinë dhe pasionin. Së shpejti, do të jeni të kënaqur.

Eshtë thelbësore ndaj jush për të zhvilluar imazhin tuaj publik në mënyrë që ai të mund të reflektojë profilin tuaj të tanishëm. Yjet vënë gishtin në autonominë tuaj, por edhe karrierën personale e suksesin. Mund të tregoni se për çfarë ju jeni me vlerë dhe çfarë ju mund të bëni në vendin tuaj të punës ose thjesht të zbatoni planet strategjike, të paraqitura nga një epror. Keni për të marrë atë që ju dëshironi.

Yjet e ditës së sotme, do t’ju ndihmojnë për ta transferuar energjinë tuaj në fushën e prodhimit, duke krijuar aktivitete kulturore. Ju jeni të pajisur me një inteligjencë krijuese dhe gjallëri në veprimet e përditshme, gjë e cila që ju lejon për të krijuar vepra të mëdha. Më pak ëndrra, dhe projektet do të jenë më konkrete.

Shkëlqen një Hënë, e cila do t’i rigjenerojë gjithë të lindurit në shenjën e Bricjapit, duke ju ndihmuar për të rilindur dhe për të ndryshuar për mirë. Yjet tregojnë një qetësi të mjaftueshme ndaj jush, duke ju bërë të harroni gjërat që kanë shkuar keq deri më sot. Të afeksionuar, sidomos me anëtarët e familjes dhe partnerët, do të gjeni gjithmonë lumturinë në praninë e tyre. Perspektiva të mira edhe në fushën praktike, në veçanti sa i përket sektorit të burimeve financiare.

Dita e sotme premton strategji fituese, në sektorin e punës dhe atë të shkollës, pikërisht për shkak të qartësisë mendore të shkëlqyer dhe të krijimtarisë, të cilat bëhen edhe më të forta nga yjet e kësaj periudhe. Provimet dhe intervistat e punës, do të marrin rezultate të mira. Merrni përparësi gjatë kësaj faze, sepse fusha profesionale është me të vërtetë e shkëlqyer. Në dashuri, ju mbështesni dialogun dhe bashkëpunimin e të gjitha kohërave.

Pavarësisht ndikimit negativ të Mërkurit (në intelekt, komunikim, shkëmbime, kontakte), idetë tuaja janë mjaft të përfytyruara. Mirëpo, tani ajo që duhet bërë, është të analizoni çdo gjë me qetësi të nevojshme, duke humbur ndoshta disa mundësi të favorshme, por bazat për përcaktimin e ndërhyrjeve do të jenë edhe më konstruktive. Përfitime të veçanta për ata që punojnë si të punësuar të të tjerëve. Sot dhe nesër janë ditët më të përshtatshme, për t’u kujdesur mbi mirëqenien tuaj.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit