Transmetuar më 15-05-2013, 17:41

Banorët ndihen tejet të ekzaltuar për këtë provë e cila do i transformojë ato si të moshuar. Transformimi i Elonës, e cila ishte e para ka ngjallur shumë të qeshura te pjesa tjetër e banorëve. Ato vetëm e shohin Elonën, tashmë të moshuar dhe bëjnë batuta me të.

Vigani i shpreh Elonës, se pavarësisht moshës që ka është ende shumë e bukur dhe ngjan si një vajzë e re. Anaidi vetëm e sheh edhe qesh me situatën që po realizon Vigani. Banorët i thonë Elonës me shaka se nëse do jetë e tillë kur të plaket, atherë duhet të ndryshojë pamje. Iliri fillon të flasë si i moshuar me Elonën duke e trajtuar atë tamam si e tillë. Situata ëshët vërtet gazmorë mes banorëve. Ndërkoë që bëjnë shaka me Elonën, del nga magazina Eldora dhe banorët shpërthejnë të gjithë në të qeshura. Banorëve po u pëlqen shumë transformimi dhe po e shohin si një gjë tejet argëtuese. Me rradhë dalin edhe Rikja dhe Vigani dhe banorët vetëm qeshin pa fund. Në një moment Rikja dhe Vigani të moshuar fillojnë të kërcejnë dhe banorët i shohin si te çuditur. Banorët po ambientohen shumë mirë me transformimin e tyre dhe përshtasin edhe të folurën si të tillë. Në shtëpi janë momente shumë funny dhe argëtuese.

Në shtëpi ka ardhur momenti i provës javore Sigal Uniqa Group Austria. Përmes lojërave dhe informacioneve të ndryshme, Sigal synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën për sigurim jete, shëndeti,prone dhe makine.

Paketa e dyte e sigurimit që Sigal ofron është sigurimi i jetës me kursim, ndër të cilat pensioni privat.

Përmes këtij produkti çdokush përcakton vetë vlerën e pensionit që dëshiron të marrë si dhe moshën në të cilë ai dëshiron të dalë në pension.Në llogaritë e bëra, rezulton që një Shqiptar harxhon mesatarisht 100 euro në vit për të konsumuar cigare. Në qoftë se do të kursente këto para dhe do ti investonte për një pension privat tek Sigal, ai do të kishte një pension shtesë të kënaqshëm gjatë pleqërisë. Sekreti për një të ardhme të garantuar është kursimi afatgjatë sa më herët të jetë e mundur.

Faza e parë e kësaj prove konsiston në transformimin fizik të banorëve. Për herë të parë banorët do të shohin veten e tyre të moshuar. Këtë transformim do ta realizojë grimieri dhe kostumografia të cilët ndodhen në magazinë. Banorët duhet të futen një nga një në magazinë dhe më pas Big Brother do u komunikojë provën e javës.

Të gjithë banorët e përfunduan grimin dhe tashmë janë bërë të gjithë të moshuar. Anaidi ishte i fundit që doli nga dhoma e grimit. Të gjithë banorët ndodhen në lulishte dhe bëjnë biseda si të moshuar, por sigurisht nuk mungon aspak humori. Ata bëjnë batuta me njëri-tjetrin dhe janë krijuar situata shumë funny. Iliri, edhe pse i moshuar nuk e harron përkujdesin e tij ndaj Rikes dhe afrimitetin që ka me të. Ai afrohet dhe e puth “në kujtim të rinisë”.

Banorët imitojnë të moshuarit në të folur, në të ecur si dhe në diskutimet që ato bëjnë. Ata madje janë bërë edhe nostalgjik duke kujtuar “rininë” e tyre dhe kujtojnë se kanë qënë shumë energjik. Por të moshuarit e Big Brother, janë disi më të moderuar pasi në diskutimet që ato bëjnë tregojnë se kanë një jetë teper aktive dhe energjike. Shakatë janë të pa kursyera duke trilluar situata nga më të ndryshmet. Banorët janë në pritje të provës që ato duhet të ekezekutojnë.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit