

Tiranë, 15 maj 2013, NOA.al- Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të ditës së sotme është miratuar lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Shqipëri për 4 muaj me radhë.
Qytetarët e Rusisë, Kuvajtit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Bahreinit dotë kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Shqipërisë vetëm me pasaportë nga 25 maji deri më 25 shtator 2013.
Vendim:
MIRATIMIN E LISTËS SË SHTETEVE, SHTETASIT E TË CILAVE HYJNË PA VIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË PËR PERIUDHËN 25 MAJ DERI MË 25 SHTATOR 2013
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës së shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, me dokumentin pasaportë, për periudhën 25 maj deri më 25 shtator 2013, si më poshtë vijon:
Rusia;
Kuvajti;
Katari;
Emiratet e Bashkuara Arabe;
Arabia Saudite;
Bahrein.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





