Transmetuar më 15-05-2013, 12:42

Shkup, NOA.al – Në Shkup sot u gjet një trup i varur pa shenja jete në pjesën qendrore  të qytetit. Policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes, pasi trupi i varur ka shokuar kalimtarët e rastit në orët e hershme të mëngjesit, raporton korrespondenti i Noa.al.

Bëhet fjalë për vetëvrasje, theksoi një zëdhënës policie, ndërsa vetëm disa orë më pas u identifikua viktima, Isa Ademi, 58 vjeçar nga Shkupi. Trupi i pajetë menjëherë është larguar nga pema dhe se është dërguar për hetim në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup.

Nga fillimi i këtij viti janë shtuar vetëvrasjet në Maqedoni, ndërsa motivet janë kryesisht devijimet shoqërore, varfëria dhe probleme familjare. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit