

Tiranë, NOA.al- Këshilli i Ministrave miraton sot Memorandumin e Qeverisë shqiptare me Qeverinë e Malit të Zi për projektin e gazsjellësit TransAdriatik.
Kryeministri Sali Berisha tha në fillim të mbledhjes së qeverisë se, trajektorja e gazsjellësit Transadriatik kalon nga Greqia, Shqipëria dhe Italia, por vendet veriore të Ballkanit kanë treguar interes për këtë gazsjellës, bën të ditur Noa.al.
“Firmosja e këtij memorandumi është padyshim dwshmi e rritjes sw mëtejshme e leverdisshmërisë së këtij projekti krahasuar me projekte të tjera. Një treg rajonal hapet për këtë projekt që përbën dhe projektin më të madh që ndërtohet në Shqipëri në fushën e energjitikës, krahas Kaskadës së Devollit”, tha kreu i qeverisë”, vijoi kryeministri.
Po ashtu, Berisha u njoftoi mediave edhe disa nga vendimet e tjera që pritet të merren sot nga kabineti qeveritar si rimbursimi i TVSH për fermerët, heqja e TVSH për të gjitha mjetet që përdoren për peshkim, ulja e TVSH për industrinë turistike, etj. Qeveria vijoi mbledhjen pa praninë e medias, të cilëve kryeministri u kërkoi të rrëmojnë në faqen zyrtare të qeverisë, për publikimin e vendimeve. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





