

Prishtinë, NOA.al – Dy persona janë lënduar nga një përleshje në grup. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit. Personat e përfshirë në përleshje kanë përdorur armë zjarri dhe mjetë të tjera të forta.
“Lëndime trupore nga arma e zjarrit ka pësuar një person, dhe nga mjetet e forta ka marrë lëndime një i dyshuar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të Prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar ne Qendrën e ndalimit, raporton korrespondentja e Noa.al.
Për këtë rast Policia e Kosovës ka konfiskuar tri automjete të përfshira. Policia nuk ka bërë të njohur moshës, as identittein e tyre/t.k/o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





