

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin javor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologu i njohur shqiptar, Jorgo Pulla, për periudhën 13 deri 19 maj 2013.
E Hënë, 13 Maj 2013 – E Diel 19 Maj 2013
Ekonomia
Gjatë kësaj jave do të keni pak pasiguri profesionale pasi do të duhet të zgjidhni se cilën rrugë do të ndiqni. Nuk do të jetë e lehtë gjatë ditës së enjte të organizoni gjithçka në detaje, por të paktën mund të bëni një marrëveshje të sigurtë.
Dashuria
Kujdesi i kësaj jave duhet të jetë në bisedat tuaja, pasi thjeshtësia që shfaqni shpesh, nuk kuptohet nga të tjerët. Një flirt do të jetë frymëzimi i fundit të javës.
Ekonomia
Një shumë lekësh që prisni në këtë periudhë do të jenë pak të vështira për tu marrë, megjithatë tregoni pak durim. Dita e mërkurë është mjaft e favorshme për të ndërtuar një marrëdhënie të re ekonomike.
Dashuria
Bëni më parë një shikim tek vetja se çfarë nuk shkon, dhe më pas ankohuni tek partneri. Pranojini me qetësi disa ngjarje që do të ndodhin në fundin e javës.
Ekonomia
Një shije të mirë do t’ju lejë puna e re që sapo keni filluar. Gjatë ditës së premte do të ndiheni pak të frikësuar për ekonominë tuaj, por ndihmesa e Marsit do të jetë një stimulues i mirë për të ecur përpara.
Dashuri
Kjo është java e vendimeve të rëndësishme përsa i përket lidhjes tuaj. Nëse mendoni se nuk keni kohë për të humbur, mund ta zyrtarizoni atë duke marrë edhe pëlqimin e partnerit.
Ekonomia
Do të duhet të kujdeseni me detaje për ndryshimet që doni të bëni në çështjet tuaja profesionale dhe në ekonominë tuaj, pasi kjo nuk është java juaj më e mirë. Kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për ju dhe profesionin tuaj pasi do të hapen mundësi të reja dhe do të përfshiheni në projekte të panjohura më parë.
Dashuria
Duke qenë se kjo jave është e mire për te gjitha mundësitë për të bërë ndryshime sentimentale. Taktika juaj e lëvizjes do të jetë për t’u admiruar.
Ekonomia
Në profesionin tuaj do të ndikojnë mjaft çështje që ndryshojnë klimën duke filluar prej ditës së mërkurë. Lëvizjet që mendoni të bëni në punë do të jenë të favorshme rreth ditës së hënë.
Dashuria
Nëse ende nuk e keni gjetur partnerin tuaj, ai ndodhet brenda shoqërisë tuaj. Një pushim gjatë fundjavës do të sjellë qetësi dhe kënaqësi emocionale ndaj shfrytëzojeni.
Ekonomia
Në çështjet tuaja ekonomike do të ketë një interval kohe i cili ju ndihmon të veproni lirshëm dhe të siguroni një rezultat të mirë financiar. Marrëdhëniet me eprorin do të jenë pak të vështira.
Dashuria
Pasi të sqaroni marrëdhënien tuaj me partnerin, përgatisni diçka të veçantë për atë gjatë ditës së premte. Brenda mjedisit tuaj të punës do të jetë e vështirë të krijoni një marrëdhënie sentimentale.
Ekonomia
Ekonomia juaj e kësaj jave do të jetë pak e lëkundur. Ende nuk keni gjetur mënyrën ose mundësinë që t’ju bëjnë të ndiheni të sigurtë dhe të kënaqur në këto çështje. Dita e shtunë do të jetë mjaft e mbarë.
Dashuria
Gjatë kësaj jave ndjenjat tuaja do të ndryshojnë shpesh për shkak të pavendosmërisë tuaj në lidhje me një person të shenjës së Demit. Për ata që janë të martuar duhet të bëjnë pak kujdes në marrëdhënie familjare.
Ekonomia
Dita e enjte është mjaft e mbarë për të filluar një punë të re sidomos nëse ato kanë lidhje me mjekësinë. Rregulloni me kujdes ekonominë tuaj duke bërë një udhëtim të shkurtër.
Dashuri
Nëse tregoheni spontanë në veprimet tuaja, romanca do të shkojë shkëlqyer gjatë kësaj jave. Propozimet e reja do të jenë mjaft të mbara mbas ditës së enjte.
Ekonomia
Mos lejoni askënd që të shkelë rregullat tuaja. Nëse punoni disa orë jashtë orarit, do të jetë në të mirën tuaj pasi përfitimet janë mjaft të mëdha. Gjatë fundjavës do të mund të bëni disa blerje.
Dashuria
Dita juaj me fat në çështje sentimnetale do të jetë e premtja pasi prej aty do të nisë një lidhje sentimentale që duket se do të jetë më e favorshmja e përjetuar ndonjëherë nga ju.
Ekonomia
Jo çdo gjë ka ngjyrë të zezë. Mundohuni t’i shikoni me optimizëm disa situata profesionale dhe të merrni prej tyre përfitime. Kontratat e kësaj jave do të jenë mjaft të mbara.
Dashuria
Një shikim do të jetë i mjaftueshëm për të filluar një lidhje sentimentale. Komunikimi me personin me të cilin bashkëjetoni do të jetë tepër i nevojshëm sidomos gjatë ditës së mërkurë.
Ekonomia
Do të përziheni me persona të kulturave të ndryshme të cilët ju shtyjnë në një sipërmarrje mjaft të vështirë, por përfituese. Nëse mendoni për një udhëtim të shkurtër pune, mund ta realizoni gjatë ditës së hënë.
Dashuria
Do të jetë në të mirë të interesit tuaj që të qëndroni larg zhurmës dhe bisedave në këtë javë. Ruani marrëdhënien tuaj me partnerin duke qenë të përqendruar vetëm tek ai.
Ekonomia
Mos e refuzoni një trajnim i cili ju propozohet këtë periudhë, pasi është në favorin tuaj. Reagimi juaj i parë në mjedisin e punës, do të jetë kushtëzues për të ardhmen tuaj, ndaj kujdes.
Dashuria
Edhe pse dita e hënë ju jep kohë për tu menduar, do të jeni mjaft konfuzë për atë që mund të ndodhë në çështjet tuaja sentimentale. Marrëdhënia me një person të madh në moshë do të rezultojë e suksesshme.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





