



Përmet, NOA.al – Policia e qarkut të Gjirokastrës pas një aksioni intensiv mundi të arrestojë autorin e vrasjes së Këlcyrës, ku mbeti i vdekur shtetasi Andi Naçi, 28 vjeç.
Burime zyrtare nga kjo polici i thanë, Noa.al se, është zbardhur tashmë vrasja e datës 13 maj në hyrje të qytezës së Këlcyrës. Autori Jetjon Veizi, 26 vjeç nga Përmeti me banim në Tiranë u arrestua gjatë një aksioni të forcave blu.
Gjata arrestimit autori shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas me një thikë në dorë mësohet se ka plagosur njërin nga efektivët që ishin duke e ndjekur. Autori ka pasur si qëllim vrasjen e taksistit dhe pasagjerëve në taksi me qëllim grabitjen tyre.
Të njëjtat burime bënë të ditur, se shtetasi Veizi është një person me precedentë të tjerë penalë. Policia ka të regjistruar disa vjedhje me armë nga i riu. Ai rezulton të jetë autor i vjedhjes së një gruaje duke i marrë varësen nga qafa, vjedhjen e një burri në banesën e tij si dhe një kazinoje në Tiranë.
Gjatë arrestimit iu sekuestruan pistoleta e krimit, si dhe dy thika të mëdha, një maskë, një çekan si dhe një kaçavidë. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





