Transmetuar më 15-05-2013, 09:23

Këshilli i sigurisë së transportit në Shtetet e Bashkuara po rekomandon për uljen me gati 50 për qind të nivelit të lejueshëm të alkoolit në gjak për ngasjen e makinës në gjendje të dehur.

Ky këshill rekomandoi dje që përqendrimi i alkoolit në gjak, të reduktohet nga 0,08 për qind në 0,05 për qind, për të pakësuar dëmet nga ngarja e makinës. Zyrtarët thonë se dhënia në gjendje të dehur është përgjegjëse për 1/3 e të gjitha vdekjeve në autostradat amerikane ose gati 10.000 njerëz të vrarë dhe rreth 146.000 të plagosur çdo vit, citon Noa.al një shkrim të Zërit të Amerikës .

Këshilli i sigurisë së transportit udhëzon gjithashtu që shtetet të zgjerojnë përdorimin e pajisjeve në automjete për të parandaluar shoferë e dehur të ngasin makinën. Këshilli i sigurisë së transportit  u bën thirrje shteteve që të ndërmarrin hapa për të vënë në shënjestër shkelësit përsëritës të këtyre rregullave.

Ndërkohë, Instituti Amerikan i pijeve lëshoi një deklaratë që kundërshton uljen e kufirit të lejuar të alkoolit në gjak nga 0, 08 në 0,05 për qind. Drejtoresha e Institutit të pijeve, Sarah Longwell, i cilësoi rekomandimet si qesharake. Ajo tha sa kufizimi i  konsumit  të moderuar të alkoolit nga të rriturit e përgjegjshëm  nuk bën asgjë për të ndaluar shoferë të tjerë gjithnjë të dehur për të ngarë makinën.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit