
Të dhënat po ngarkohen...



Selena Gomez siguron se nuk është rikthyer me Justin Bieber. Në një intervistë për radion amerikane Kiss 108 për albumin e ri "Come & Get It", ajo tha se është “plotësisht e disponueshme.”
Këngëtarja dhe ish-aktorja e filmave Disney u shpreh se pret ftesa për të dalë pasi është beqare. “Jam e disponueshme dhe do më pëlqente shumë sikur dikush të më ftonte për të dalë”, sqaroi 20 vjeçarja.
Mediat folën për një ndarje mes Selena Gomez dhe Justin Bieber, pasi dy javë më parë këngëtari kishte postuar një foto të çiftit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
