

Një gjykatë në Gjermani i ka kërkuar kompanisë gjigante amerikane të Internetit “Google” të ndryshojë funksionin e vetëplotësimit në rreshtin e kërkimit të faqes së Internetit për shkak të ankesave nga ana e figurave publike.
Për shembull, një biznesmen duke shtypur në kërkim emrin e tij vuri re se atij i shtohet automatikisht fjala "mashtrues, kopuk".
Nga ana tjetër, bashkëshortja e një politikani të famshëm u trondit shumë nga fakti se emri i saj i plotë shoqërohet në kutinë e kërkimit në "Google" me fjalën "prostitutë".
Përfaqësuesit e gjigantit të Internetit njoftuan se janë duke e studiuar vendimin e gjykatës.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





