
Të dhënat po ngarkohen...

Këngëtarja Beyonce’ ka anuluar koncertin që do të mbante në Anversa, të Belgjikës. Agjenti i popstarit 31-vjeçare, ka lajmëruar se ajo ndihej e dehidratuar dhe e lodhur. Mjekët i kanë këshilluar të pushojë.
Koncerti do të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, kështu kanë saktësuar përgjegjësit e Pallatit të Sportit të Anversa ku këngëtaren e prisnin 15 mijë fansa. Edhe pse u hodh hipoteza për një shtatëzani të mundshme, vetë këngëtarja duket se ka mohuar zërat.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
