

Mes gjërave që duhet të bësh përpara se të presësh flokët shkurt, është të sigurohesh mirë që të shkojnë.
Përpara se të vendosësh përfundimisht fol edhe me parukieren. Tregoji diçka më shumë për veten dhe dëshirat e tua, për punën që bën. Me siguri që do të kuptojë menjëherë nëse flokët e shkurtër janë zgjedhja e duhur për ty.
Dhe në të vërtetë disa prerje të lehtësojnë jetën, ndërsa të tjera mund të kërkojnë më shumë kohë për të marrë formën e duhur para se të dalësh nga shtëpia.
Duke shfletuar revistat, me siguri që ke parë shumë flokë të shkurtra që të pëlqejnë. Tregoji parukieres fotografinë që të pëlqen. Por shembulli duhet të jetë vetëm një burim frymëzimi. Mos pretendo që parukierja të bëjë një prerje identike. Secila preje duhet të personalizohet në bazë të fytyrës por edhe ngjyrës së flokëve.
Përpara se të nisësh më të vërtetë prerjen pyet parukieren se sa dhe cilat lloje produktesh të duhen për të mbajtur modelin ashtu siç duhet. Ki parasysh që edhe pse në fillim mund të jesh entuziaste, mund të ndodhë që pas pak ditësh të kuptosh me të vërtetë nëse është prerja e duhur apo jo. Në krahasim me flokët e gjatë, flokët e shkurtër kanë nevojë për më pak kujdes.
Nëse ke flokë të gjatë deri në mes të shpinës dhe papritmas të lind dëshira për të patur flokë të shkurtër, më mirë nis duke i shkurtuar gradualisht. Në të kundërt ndryshimi do të jetë drastik. Por në mënyrën që propozojmë ne, do të kesh kohë të mësohesh me flokët e shkurtër pa të zënë paniku. Për të qenë e sigurtë, mund të provosh edhe ndonjë paruke.
Duhet të dini që me ti prerë flokët nuk ka më kthim mbrapa.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





