Transmetuar më 14-05-2013, 22:46

Muaji maj është thelbësori për një grua që të vendosë përfundimisht nëse dëshiron apo jo të mbajë dietë për të patur një trup më të bukur me ardhjen e verës.

Arsyeja se përse gratë mbajnë dietë në të vërtetë, gjendet në sasinë e fotografive të modeleve me kostume plazhi që propozohen prej revistave e gazetave. Çdo grua nuk do të ndihej rehat duke parë ata trupa të mrekullueshëm, ndaj vendosin që edhe ato të hollojnë linjat edhe pak.

Objektivi është i njëjtë për të gjitha: të humbasin të paktën pesë kile në dy muaj. Çka mund të arrihet, me kusht që në maj dhe në qershor të ndiqen rreptësisht disa rregulla të qarta të ngrënies:

1.Buka, makaronat, të gjitha karbohidratet duhen eleminuar nga tavolina, ose nëse nuk bëni dot pa to, hani vetëm 80 gram në ditë dhe vetëm gjatë drekës.

2.Duhet të ulni sasinë e yndyrnave: mund të përdorni vajin e ullirit i cili ndalon lëkurën të humbasë tonifikimin.

3.Lejohet vetëm një gotë vere në ditë, sidomos gjatë vaktit të darkës.

4.Duhet të lëvizni shumë. Djegia e kalorive është metoda e vetme dhe e vërtetë për t’u dobësuar.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit