


Që qumështi kishte shumë vlera të larta ushqyese, ne këtë e dinim. Por ndoshta jo, edhe që ai mund të përfaqësojë një “karburant” të shkëlqyer për kujtesën dhe shërben si një eliksir i jetës për trurin. Kjo në fakt, është një risi absolute, vërtetuar nga një studim amerikan i publikuar në revistën " International Dairy Journal".
Kështu, shkencëtarët në Universitetin e Maines, kanë matur performancën e trurit të më shumë se 900 burrave dhe grave mes moshave 23 dhe 98 vjeç, të cilët teksa, oi nënshtruan disa testeve, iu vlerësuan 8 parametra kyçë të ndryshme.
Dhe rezultatet ishin dukshëm më të mirë për ata që konsumonin më shumë qumësht dhe produkte të tij.
Në veçanti, në krahasim me ata që nuk pinin qumësht, ata që e konsumonin atë shpesh, shfaqnin një rrezik 5-fish më të ulët për të humbur kujtesën.
Pavarësisht nga mosha, rezultatet më të shkëlqyera janë marrë nga ata që treguan një konsum më të lartë të qumështit dhe produkteve të tij. Ndërsa efekti pozitiv i këtyre ushqimeve në neurone, mbeti i vlefshëm edhe mbi korrigjimin e rezultateve, duke marrë në konsideratë faktorë të tjerë, siç janë kushtet kardiovaskulare apo zakonet e jetesës në përgjithësi.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





